Prezantimi i librit shqip në Frankfurt, shumë modest
22 Tetor 2005Prezantimi i librit shqip në Panairin e Librit Ndërkombëtar në Frankfurt,ishte shumë modest. Asnjë botues, vetëm përfaqësuesit e shtëpisë botuese "Dituria".Nga Kosova nuk kishte ardhur asnjeri. Në stendën prej 30 metra katrorësh të Shqipërisë prezantohen disa botime më të fundit të letërsisë shqipe si dhe përkthime nga autore të ndryshëm. Padyshim që çdo pjesëmarrje ka anën e saj pozitive, por ajo që do të ishte në interes të botuesve apo përfaqësuesve të shoqatës së botuesve shqiptarë është nënshkrimi i ndonjë kontrate apo gjetja e tregjeve te reja. Në Frankfurt takohen operatoret e librit nga e gjithe bota: botues, shkrimtare, librashitës, agjentë letrarë, bibliotekarë, shpërndarës.Në panairin e librit takuam drejtoreshën e biblotekës së Akademisë së shkencave të Shqipërisë , zonjën Marjana Ymeri, e cila kishte ardhur për të kontaktuar me kolegë të fushës së saj dhe për të bërë ndonjë kontratë pune, si një nevoje e domosdodoshme për Shqipërinë.Sipas drejtoreshes së biblotekes, aktualisht po punohet per kompjuterizimin e biblotekes, nje projekt afatgjate ,por qe ka gjetur perkrahje edhe nga te huajt."Jemi në kohën e një projekti të madh në biblotekën e Akademisë për kompjuterizimin, dmth.egziston një rrjet kompjuterash jo shumë i madh, tre-katër kompjetera, por po punohet me ritme mjaft të larta për ta futur tërë katalogun e biblotekës sonë në kompjuter, në mënyrë që të shkojmë në një fazë të mëtejshme, në hapjen e një faqeje në internet ku secili në çdo pjesë të botës të ketë mundësi të konsultojë literaturën shqip.Edhe këtu në panairin e librit në Frankfurt, një nga takimet që pata ishte takimi me një fondacion të rëndësishëm kulturor europian, i cili do japë edhe ai ndihmën e vet.Ideja ju duk mjaft pozitive dhe jam shumë optimiste që ato do ta sponzorizojnë deri në një farë mase këtë projekt".
Sipas zonjës Ymeri, bibloteka e akademise ka nje pasuri te madhe librash, ne rradhe te pare ka botime ne gjuhen shqipe, rreth 60 mijë tituj vetëm në qëndrën e akadamise ,pasi është edhe një filiale qëështë në Institutin e gjuhësise, shumë e pasur.Ndërsa për depërtimin e literaturës së huaj shkencore në shqipëri zonja Ymeri për DW thotë:"Përsa i përket librit të huaj mund të them që burimi i parë dhe kryesor është shkëmbimi.Ne çojmë botimet tona në institucionet më të rëndësishme shkencore jashtë dhe ata sjellin botimet e tyre.Më duket se është dhe një burim i mirë ky dhe një politikë e mirë që bëhet në këtë mënyrë.Edhe ti shpërndan letërsinë tënde shkencore dhe ata të sjellin letërsinë e tyre.Ka edhe një rrugë tjetër, e cila është pak më e ngushtë, por që funksionon fare mirë në biblotekën tonë, që është rruga e huazimit",deklaron Marjana Ymeri.
Por ne panairin i librit në Frankfurt nuk ka vetëm libra. Ka forume nga me te ndryshmet , nga fusha e politikes, ekonomise, shkences sportit e kultures. Gjithashtu ne Frankfurt është bërë tashmë traditë, që në çdo edicion të prezantohet letersia dhe kultura e një vendi të botës. Këtë vit është zgjedhur Koreja, natyrisht që Koreja komuniste e Veriut nuk përfaqësohet. Nën moton "Enter Korea", Koreja e Jugut ka dëshirë të prezantojë në mënyrë të gjithanshme një tablo mbi kulturën e sotme të vendit të tij. Koreanët prezantojnë me krenari në Frankfurt traditën e tyre të gjatë mbi librin.Tradicionalja dhe modernja jetojnë paralelisht, ashtu sikurse janë në të vertëtë në jetën e tyre të përditshme koreanët.Shkrimtari Hvang Çi Voo lidhur më këtë thotë: "Modernizimin, që europianët e kanë arritur në 300 vjetët e kaluara, koreanët e kanë arritur shekullin e kaluar, që do të thotë se nganjëherë pamja e Koresë është kaotike , por gjithsesi e larmishme". Katër vjet me pare kete fat të Koresë e kishte Shqiperia, se cilës iu dedikua dhe nje ditë, në të cilen u paraqiten botimet me te spikatura letrare dhe autoret me prestigjoze të letersisë shqipe.Edhe sivjet në ambjentet stendës së librit në gjuhen shqipe dhe maqedonase nuk munguan prezantimet e librit të ri.
Shrimtari turk që jeton në Kosovë, Arif Bozaxhi prezantoi librin e tij te fundit me poezi ne gjuhe shqipe dhe anglisht "Flutura në grila" si dhe shkrimtari nga Gostivari, Halil Zeneli, prezantoi librin me tregime "Vite çmendurie" ,ky i fundit është i njohur edhe me monografinë e nobelistit Ferid Murati.Prezantimin e librave e bëri shkrimtari dhe kritiku, njëkohësiht edhe përfaqësues i shoqatës së botuesve shqiptare në Maqedoni,Burhanedin Xhumahili.
Proza tregimtare e Zenelit zë embrion dhe gatuhet në fshat.Fshati është sa real aq edhe virtual.Mëkati dhe ndëshkimi në fshatin metafor të tregimeve të botuara në këtë libër i ngjan atij nga bota antike mitologjike greke, mëkatin e individit e vuan tërë fshati, theksoi në vijim prezantuesi i librit zoti Xhumahili duke shtuar në fund se gjuha narrative që është vërtet e veçantë në prozën shqiptare, e zotërin dhe ushtron mjeshtërisht Halil Zeneli. Autori Ali Bozaxhi shquhet në krijimtarinë e tij për poezi të shkurtëra .Ajo që bie në sy tëk poezitë e tij është dashuria, si kategori estetike që e shpreh ndaj të dashurës dhe ndaj atdheut.Autorti artikulon zërin e vet që percepton nga kërkesat reale të qytetarëve..Tek poeti zë një vend të veçantë gruaja dhe deti. Gruaja sipas Bozaxhiut ka nje fuqi të madhe ne poezine e tij , sepse fale natyres ajo mbetet me e bukura dhe aty ai gjen edhe frymezimin. Poezitë e poetit Arif Bozaxhi janë përkthyher edhe në gjuhën gjermane dhe atë turke.