Pro & Contra anëtarsimit të Turqisë në Bashkimin Evropian / Kriza qeveritare në Rumani - Basescu emëron Croitorun si mandatar të qeverisë së ardhshme
16 Tetor 20091. Në javën që po lëmë pas Bashkimi Evropian publikoi raportin e progresit për vendet aspirante për anëtarsim në BE. Në këtë raport ngritet edhe çështja: A është në gjendje Bashkimi Evropian të përballojë një zgjerim të mëtejshëm? Ne ju sjellim në vazhdim dy komente pro dhe kontra për këtë çështje. Fillimisht korrespodenti i DW-së në Bruksel Christoph Hasselbach i sheh me skepticizëm perspektivat e Turqisë për anëtarsim në Bashkimin Evropian.
2. Po ç'lloj Turqie dëshirojnë evropianët të lutem pyet në vazhdim, Baha Güngör, kryeredaktori i programit turk të Deutsche Welles? Një vend që i bindet komandës së Evropës, por që në çështjet e partneritetit politik mjaftohet me një vend në fund të tryezës? Spekulojnë evropianët për një Turqi si partnere apo si vend të përulur dhe të bindur?
3. Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu e ka emëruar ekspertin e financave Lucian Croitoru si mandatar të qeverisë së ardhshme. Por në këtë moment duket gati e pabesueshme që Parlamenti ta miratojë këtë kandidaturë. Opozita ka propozuar për këtë post rumunin me prejardhje gjermane Klaus Johannis, kryetarin e bashkisë së qytetit Hermannstadt apo Sibiu, informon Jörg Paas.