Përpjekje për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe programin atomik iranian
17 Korrik 2006Për pajtimin e popujve dhe koekzistencën e shteteve në Lindjen e Mesme sipas mendimit të ministrave të jashtëm nuk ka alternativë. Mekanizmat e rinj financiarë, me të cilët Brukseli mbeshtet popullsinë palestineze pa ia dhënë paratë në dorë qeverisë së drejtuar nga Hamasi, do të zënë sot relativisht pak vend, megjithëse kjo temë para disa javësh ishte shumë e diskutueshme.
Tani në rend të ditës ka vetëm dhunë. Havier Solana diplomati më i lartë i BE, pritet të kthehet nga Bejruti me përshtypje dhe informacione të reja. Ministri i jashtem italian Massimo D´ Alema do të informojë për përpjekjet e para për ndermjetesim të kryeministrit Romano Prodi.
Gjermania, Britania e Madhe dhe Cekia porosisin që të mos kritikohet shumë rreptë Izraeli. BE, thonë ata, nuk mund t´ia lejojë vetes të krijojë përshtypjen e njëanshmërisë. Konfirmimi për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje është këtu më e pakta. Para disa ditësh përkrahësit e një pikëpamje të tillë në BE dukej sikur ishin krejtësisht të izoluar.
Një grup i madh i vendeve të BE-së i drejtuar nga Belgjika, Spanja dhe Suedia kërkoi, që të dënoheshin sulmet ushtarake izraelite ndaj objekteve civile. Por sulmet me raketa të Hisbollahut ndaj qyteteve në verit të Izraelit i kanë bërë të mendojnë disa në kryeqytetet e Evropës. Që fjala është siç duket për raketa të ndertimit iranian, shkakton shqetesim të madh, por në rradhë të parë dëshmon se sa ngushtë janë të lidhura me njëra-tjetren skenat e ndryshme.
Sepse edhe ecejakja e programit atomik iranian do të diskutohet sot sërish në Bruksel. Javier Solana javët e ardhshme do të takohet një ose disa herë me ndermjetesuesin iranian Larixhani, para se Teherani në mes të gushtit t´i përgjigjet ofertes së paraqitur për ndermjetesim.
Durim u duhet ministrave të jashtëm të BE-së edhe ndaj Beogradit. Presidenti i Serbisë Vojisllav Kostunica vjen nga mbrëmja në Bruksel, për të paraqitur një plan për kapjen e gjeneralit Mladic të kerkuar si kriminel lufte. Plani nuk është ende kapja e tij, por n.q.se ai është bindes, mund të mjaftojë për të rinisur në vjeshtë bisedimet e nderprera për afrimin e Serbisë me BE-në.