1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Restrospektivë: Parlamenti Evropian & "Deficiti demokratik" i BE-së

5 Qershor 2009

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian një vështrim në historikun e këtij institucioni / Sa demokratike është Evropa?

https://p.dw.com/p/I4Gk

Nisi në fund të viteve 1950 si një klub debati i deputetëve të dërguar nga parlamentet e vendeve anëtare të Komunitetit Ekonomik Evropian. Në fillim të viteve 1960 për herë të parë u përdor koncepti Parlament Evropian. Zgjati deri në vitin 1979 derisa qytetarët e Komunitetit Evropian asokohe në nëntë vendet anëtare u lejuan të zgjedhin direkt parlamentin. Në atë kohë parlamenti kishte 410 deputetë. Ndërsa sot numërohen gati 800 deputetë për 27 vendet anëtare.

Sa demokratike është Evropa? Shumë qytetarë në Bashkimin Evropian ndiejnë mungesë, sa u përket „rregullave demokratike", ashtu si i njohin ato nga vendi i tyre. Nina Diezemann raporton për të ashtuquajturin „Deficit demokratik".