Rruga e gjatë drejt unitetit të Gjermanisë - Një vështrim retrospektiv
27 Korrik 2008Popullsia e RDGj kishte marrë ndërkaq rrugën drejt Perëndimit.
Dhjetra mijëra njerëz pas hapjes së kufirit nisën udhëtimin për të zbuluar Gjermaninë "tjetër", siç quhej në zhargonin e partisë socialiste Republika Federale e Gjermanisë. Ndërkohë që shpresa e disa mbrojtësve të të drejtave qytetare, që të ruhej shteti më vehte i RDGj-së në një sistem demokratik por me orinetim socialist u dëshmua si iluzion. Në zgjedhjet e para të lira për kuvendin popullor në RDGj fitoi aleanca për Gjermaninë nën udhëheqjen e kristiandemokratëve, kryetari i së cilës në Gjermaninë Perëndimore kish fokusuar ribashkimin duke u angazhuar për të fituar besimin për një Gjermani të bashkuar tek fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik): Helmut Kohl "Ne gjermanët kemi mësuar prej historisë. Ne jemi një popull që e duam paqen dhe lirinë. Ne kurrë nuk do t´ia dorëzojmë demokracinë tonë armiqve të paqes dhe të lirisë. Për ne janë të pandashme dashuria për atdheun, dashuria për lirinë dhe fryma e fqinjësisë së mirë."
Marrëveshjet 2 + 4
Në marrëveshjet e ashtuquajtura dy plus katër u përcaktuan bazat për bashkimin gjerman mes qeverive të Republikës Federale të Gjermanisë dhe asaj të RDGj-së. Në fund u rivendos sovraniteti i Gjermanisë i kufizuar qysh pas Luftës së Dytë Botërore. Ndër ata që përgëzuan më 3 tetor 1990 ishte edhe presidenti i ShBA Bush:
"Unë përgëzoj kancelarin Kohl si dhe të gjithë gjermanët në Lindje e në Perëndim dhe në Berlinin të ndarë prej kaq kohësh, që ia dolën të mbajnë gjithmonë të gjallë ëndrrën e tyre për vetëvendosje kombëtare."
Qysh prej asaj dite kanë kaluar 17 vjet. Për ndërtimin në Lindje qysh prej ribashkimit janë investuar të paktën 250 miliardë euro. Për paktin e solidaritetit deri në vitin 2019 duhet të derdhen edhe 150 miliardë të tjera. Krahas bumit nëpër qytete si në Lajpcig në ish-territorin e RDGJ-së ka edhe zona me strukturë të dobët dhe me papunësi mesatare 18 përqind. Në Perëndim të Gjermanisë kuota e papunësisë është rreth 9 përqind.