1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkallë e lartë rreziku për terror në Francë

12 Dhjetor 2018

Në tregun e krishtlindjeve në Strasburg një 29-vjeçar qëlloi pa dallim duke vrarë tre vetë dhe plagosur mjaft të tjerë. Policia është në kërkim të tij, bëhet e ditur, se ai ka qenë i dënuar edhe më parë në Gjermani.

https://p.dw.com/p/39urP
Frankreich Schießerei auf dem Weihnachtsmarkt in Straßburg
Fotografi: Reuters/C. Hartmann

Një person i armatosur vrau të paktën tre vetë në tregun e krishtlindjeve në Strasburg. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner të mërkurën në orët e para të mëngjesit. Pas një shkëmbimi zjarri me policinë ai ndodhet në arrati. 29 vjeçari ishte në fokusin e policisë dhe konsiderohej si islamist i rrezikshëm edhe më parë, madje të martën në mëngjes ka pasur një urdhërarresti për të, por ai nuk u gjend në shtëpi, sipas televizionit, France Info. Ky person ka qenë i dënuar më parë edhe në Gjermani për vjedhje dhe është dëbuar në vitin 2017 në Francë. Sipas mediave franceze, personi, emri i të cilit nuk u bë publik, ka qenë radikalizar si islamist në burgjet franceze.

Frankreich Schießerei auf dem Weihnachtsmarkt in Straßburg
Fotografi: Reuters/C. Hartmann

Presidenti francez, Macron thirri në Paris një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë, ku morën pjesë si kryeministri Edouard Philipe edhe ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly. Qeveria franceze ka shpallur shkallën më të lartë të rrezikut të terrorit në Francë.

Frankreich Schießerei auf dem Weihnachtsmarkt in Straßburg
Fotografi: Reuters/C. Hartmann

Qeveria gjermane reagoi e tronditur pas aktit të terrorit në Francë. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert shkroi në twitter se "jemi të tronditur nga lajmi i tmerrshëm. Ne mbajmë zi për të vrarët dhe jemi me mendimet e dëshirat për shërim tek të lënduarit." Në kufirin gjermano-francez janë vendosur ndërkohë kontrolle.

la/(afp, dpa,ap, rtrt)