Shkolla fillore "Angela Merkel"
20 Nëntor 2017Në Gjermani ka mjaft shkolla që mbajnë emrat e ish-kancelarëve Konrad Adenauer, Ludwig Erhard apo Willy Brandt. Por kancelarja Angela Merkel, e cila ka shance të mira që pas zgjedhjeve të tetorit 2017 të jetë kancelarja më gjatë në pushtet, ia doli edhe që me emrin e saj të pagëzohet një shkollë, kur ajo është ende në post. Por kjo shkollë nuk është në Gjermani, por në Nigeri.
Nderim për vizitoren e nderuar
Në kryeqytetin e Nigerisë, Niamej, shkolla fillore Goudel 2 u pagëzua me emrin "Dr. Angela Merkel", në kujtim të vizitës së saj më 10 tetor 2016.
Gjatë vizitës së saj kancelarja i dhuroi shkollës "200 banka dhe pesë katedra për mësuesit", kujton drejtoresha e saj Rabi Abdoulaje.
Tani drejtoresha dhe të tjerët shpresojnë për mbështetje të mëtejshme. I ngarkuari ad interim i ambasadës gjermane në Nigeri tha se Gjermania i ka dhuruar shkollës mobilje dhe materiale në vlerë prej rreth 8000 eurosh dhe se Gjermania është një nga partneret e rëndësishme të Nigerisë.