Shtajnmajer (Steinmeier) dhe Larixhani bisedojnë për programin bërthamor iranian
6 Qershor 2007Reklamë
Berlin: Një bisedë mes ministrit të jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) dhe ndërmjetësit iranian Ali Larixhani për konfliktit bërthamor nuk solli rezultate konkrete. Gjermania provon edhe më tej që të bindë udhëheqjen e Teheranit për nevojën e një politike tjetër atomike, tha Shtajnmajer (Steinmeier) pas takimit të zhvilluar në Berlin. Tani duhet të pritet se a do të ketë përparime pas bisedimeve që shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana (Javier Solana) do të zhvillojë me ndërmjetësin Ali Larixhani.