1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sllovenia merr edhe një goditje sa i përket besueshmërisë

dpa/dw/Pani20 Maj 2013

Pas Moody's edhe agjencia e vlerësimit Fitch e uli me një shkallë besueshmërinë e Sllovenisë për kredi. Kryeministrja sllovene deklaron se do të hedhë në gjyq agjencinë Moody's.

https://p.dw.com/p/18aeK
Nova Ljubljanska BankaFotografi: Jure Makovec/AFP/Getty Images

Sllovenia konsiderohet si kandidati i ardhshëm për ndihmë nga partnerët e eurozonës. Por tani ky vend, që po përpiqet t'i shpëtojë bankat e veta pa ndihmë nga jashtë, mori edhe një goditje tjetër sa i përket perspektivës ekonomike. Edhe agjencia e vlerësimit Fitch e uli tani me një shkallë besueshmërinë e Sllovenisë për kredi në nivelin BBB+. Më 30 prill agjencia Moody's e kishte vlerësuar Slloveninë e pllangosur nga kriza me statusin e ulët Ba1.

Kryeministrja sllovene Alenka Bratusek deklaroi se do të hedhë në gjyq konkurrentin e Fitch-it, Moody's. "Ne jemi duke menduar për të ngritur padi kundër Moody's dhe unë personalisht jam për këtë" i tha Bratusek gazetës" Veçer" në Maribor.

Slowenien Regierung Alenka Bratusek
Alenka BratusekFotografi: Reuters

"Ata kanë ndërhyrë në mënyrë të pajustifikueshme në emetimin e obligacioneve të qeverisë sllovene dhe diçka e tillë nuk duhet t'i lejohet asnjë agjencie vlerësimi", e justifikoi ajo pozicionin e saj. Për shkak të vlerësimit të keq nga ana e Moody's Sllovenia u detyrua të ndërpresë për 48 orë ankandin me obligacione ne dollarë. Edhe pse Sllovenia arriti pas kësaj që të përfitonte me obligacione pesë- dhe dhjetëvjeçare rreth 2,7 miliardë euro, asaj i duhet të paguajë përqindje interesi pak më të larta.

Fitch e justifikoi degradimin e Sllovenisë me përkeqësimin e dukshëm të perspektivave për rritjen ekonomike të Sllovensië dhe buxhetit të saj shtetëror. Përveç kësaj po rrritet edhe kostoja për rehabilitimit të sistemit bankar gjë që rrit borxhin.

ARCHIV - Das Gebäude der Ratingagentur Fitch in New York am 08.12.2011. Die Ratingagentur Fitch hat in einem Rundumschlag die Kreditwürdigkeit mehrerer europäischer und US-amerikanischer Banken herabgestuft, darunter auch die Deutsche Bank. Die kleinste der drei großen US-Ratingagenturen begründete dies mit den zunehmenden Unsicherheiten in der Finanzbranche. Foto: EPA/JUSTIN LANE +++(c) dpa - Bildfunk+++
Selia e Fitch-itFotografi: picture-alliance/dpa

Fitch sheh edhe një rrezik politik. Qeveria po lufton ndaj rreziqeve në sektorin bankar dhe po ndërmerr reforma strukturore. Por aftësia e qevrisë për të vepruar është e kufizuar për shkak të konflikteve mes partive të ndryshme në koalicionin qeveritar.

Agjencia tjetër e vlerësimit Standard & Poor's (S&P) vazhdon ta klasifikojë Slloveninë me notën «A-».

dpa/dw