1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stoltenberg fton Zelenskin në samitin e NATO-s në Vilnius

21 Prill 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg i premtoi Kievit ndihmën e aleancës ushtarake "për aq kohë sa të jetë e nevojshme". Zelenski tha, se ka ardhur koha të përcaktohet perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës.

https://p.dw.com/p/4QNIa
Takim Stoltenberg dhe Zhelenski
Takim Stoltenberg dhe ZhelenskiFotografi: Alina Yarysh/REUTERS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ftoi gjatë një takimi të paralajmëruar në kryeqytetin ukrainas Kiev, presidentin Zelenski që të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të NAT-s në Vilnus.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i premtoi Kievit ndihmën e aleancës ushtarake "për aq kohë sa të jetë e nevojshme". "Ukraina meriton një vend në NATO”, tha 64-vjeçari në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. "Të gjithë aleatët ranë dakord për këtë," shtoi ai. Sipas Stoltenbergut shtetet e aleancës kanë dhënë më shumë se 136 miliardë euro ndihmë ushtarake që nga fillimi i luftës.

Jens Stoltenberg
Jens StoltenbergFotografi: Alina Yarysh/REUTERS

Gjatë vizitës së tij Stoltenbergu nderoi në murin e jashtëm të Manastirit qendror të Shën Mihalit ushtarët e rënë ukrainas. Stoltenbergu vizitoi gjithashtu periferitë e Kievit, Irpin dhe Bucha, të cilat u pushtuan nga trupat ruse në pranverën e vitit 2022 dhe ku më vonë u gjetën trupat e qindra civilëve.

Zelenski e falënderoi Stoltenbergun për ftesën për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik. "Ka ardhur koha që liderët të përcaktojnë perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, tha 45-vjeçari. Në rrugën drejt anëtarësimit Ukraina gjithashtu ka nevojë për garanci sigurie nga aleanca ushtarake. Një nga qëllimet e luftës së Rusisë është të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti i kërkoi gjithashtu aleancës që të ndihmojë Kievin për të kapërcyer "ngurrimin" e disa vendeve anëtare për të furnizuar Ukrainën me armë të caktuara. Bëhet fjalë për armë me rreze të gjatë, avionë modernë, artileri dhe mjete të blinduara.