Tadiç: Serbia nuk heq dorë nga Kosova dhe as nga e ardhmja evropiane
13 Qershor 2007Reklamë
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se Serbia angazhohet për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe se kundërshton qëndrimin e SHBA-ve që Kosova të jetë e pavarur. Siç thuhet në komunikatën për shtyp të zyrës së presidentit, Tadiç ka thënë se Serbia është vend demokratik dhe evropian me legjitimitet të plotë që në bazë të së drejtës ndërkombëtare, rrugës politike dhe paqësore mbron sovranitetin dhe integritetin territorial.
"Jam i sigurt se secili vend në botë në të njëjtën mënyrë si Serbia do të mbronte sovranitetin dhe integritetin" ka thënë Tadiç për të shtuar se "Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova e as nga e ardhmja evropiane".