Trumpi kryeson
9 Nëntor 2016Me sa duket fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA është Donald Trump. Sipas numërimeve të deritanishme ai fituar në shtete të rëndësishme , ndër të tjera në Florida, Karolinën Veriore dhe Ohio. Kurse Hillary Klinton ka fituar në Virxhinia dhe Kolorado.
Nga pikëpamja e thjeshtë numerike ajo ka ende shance për të fituar, por do të kishte nevojë për triumfe të papritura në shumë shtete. Fitorja e Trumpit erdhi e papritur, sepse ai siguroi shumicën e votave në të ashtuquajturat shtete të pavendosura, swing-states, pra që nuk dihet se për kë votojnë tradicionalisht.
Përveç të pavendosurve, që vlerësohet se janë rreth 7%, ka dhe shumë qytetarë që duan të votjnë kandidatë të tjerë. Ndonëse kandidatët e partive të tjera nuk kanë shanse për fitore. Shumë votues, që nuk kanë votuar për Klintonin apo Trumpin e dinë se vota e tyre do të humbasë kot, sepse kandidati i tyre nuk ka shanse të fitojë. Kjo ka ndikuar që zgjedhësit të rimendojnë edhe njëherë se për kë do të votojnë.
Edhe pra pse duket se numri i të pavendosurve kishte rënë, ata ende mund ta vendosin rezultatin e zgjedhjeve. Klintoni dhe Trump janë kandidatë shumë të ndryshëm. Por edhe më tej mendohet se disa zgjedhës kanë vendosur vetëm kur janë futur në kabinat e votimit.