Zgjedhje në Rumani - Zgjedhësit të lodhur nga politika
28 Nëntor 2008Forcat që duan të kthehen në të kaluarën shfrytëzojnë shansin e momentit, për të shkuar me premtime të mëdha zgjedhore në kutitë e votimit.
Rumunët janë të lodhur nga politika. Aq shumë, saqë pjesëmarrja në votimet për zgjedhjen e parlamentit të dielën – sipas anketimeve - mund të ketë një rënie rekord. Kjo bëri që Presidenti rumun t´i drejtohej të enjten vendit me një apel : para 18 vjetësh kanë vdekur njerëz, me qëllim që rumunët të mund të zgjedhin të lirë, tha Traian Basescu, dhe për këto sakrifica mbajmë tani përgjegjësi.
Lodhja e rumunëve nga politika është kryesisht rezultat i krizës politike, ku ndodhet vendi. Nga njëra anë kemi presidentin populist dhe popullor Traian Basescu, i cili kritikon vazhdimisht korrupsionin dhe kërkon një shtet transparent dhe të interesuar për shtetasit e vet. Nga ana tjetër qeveria e nacional-liberalëve dhe thuajse të gjitha partive parlamentare, duke u nisur nga pasardhësit e komunistëve për të vazhduar me partinë e pakicës hungareze deri ta ultranacionlistët: një klasë politike, që i do reformat, sepse druhet se mos humbet privilegjet.
Kritika të ashpra nga Brukseli
Për shkak të politikës së bllokimit të qeverisë dhe parlamentit pati në korrik kritika të ashpra nga Brukseli. Komisioni i BE-së e kërcënoi Rumäninë me sanksione. Tani duhet gjetur një rrugëdalje nga kriza dhe pengesat e reformave, thotë politologu nga Bukureshti Sorin Ionita: "Ne gjithnjë kemi patur mungesa të mëdha në funksionalitet, në Rumani nuk ka patur kurrë mekanizma të konsoliduara të shtetit ligjor. Tani po përpiqemi t´i krijojmë, por rezistenca politike është shumë e madhe. Ka persona të fuqishëm, për të cilët europianizimi i Rumanisë do të thoshte humbje.Për këtë është fjala tani, për këtë votohet."
Kundërshtarë të një evropianizimi të gjërë të Rumanisë janë psh socialdemokratët, që rrjedhin nga komunistët. Shumë nga aparatçikët e dikurshëm dhe ish oficerët e sekuritates në këtë parti konsiderohen si simbol për politikanët e korruptuar.
Premtimet elektorale vënë vend mirë psh në zonat rurale, dhe socialdemokratëve u ka ndihmuar kriza globale financiare. Zhvillimit të viteve të fundit në Rumani me një rritje ekonomike rekord dhe punësim të plotë duket se i ka ardhur fundi: Ndërmarrjet private dhe komunat i shtyjnë planet për investime, shumë sipërmarje të mëdha, ndër ta edhe kombinatet e çelikut dhe prodhuesit e automobilëve, po e ulin prodhimin. Ky është vetëm fillimi. Vitin e ardhshëm kriza do ta prekë me të vertetë Rumaninë, prognostikon ekonomi Ilie Serbanescu, sepse: "Ne nuk kemi arritur një zhvillim ekonomik të brendshëm. Zhvillimi ynë bazohet në konsumin e mallrave të importit dhe në kapitalin e investitorëve të huaj. Rumania ka jetuar në vitet e fundit gjithnjë e më mirë, por me kredi. Dikur kjo duhet paguar. Nga kriza financiare ndërkombëttare momenti për të paguar po afron."
Vështirë do ta kenë për shkak të krizës financiare favoritët e deritanishëm të fushatës elektorale, liberaldemokratët, udhëheqja e të cilëve më tepër i ka evituar premtimet elektorale. Liberaldemokratët kanë përfituar nga imazhi i tyre si parti e presidentit dhe propagandojnë reformat thelbësore në fushën ekonomike dhe atë sociale dhe luftën kundër korrupsionit. Këtë e bën në rradhë të parë ministrja e drejtësisë pa parti, Monica Macovei. "Ne të gjithë kemi parë, se është e mundur të veprojmë kundër korrupsionit. Në të ardhmen do të vendosen rregulla shumë strikte. Kështu imuniteti i gjerë psh për ish iministrat duhet kufizuar. Përndryshe: Klasa politike është e reformueshme vetëm në atë masë, sa njerëzit të votojnë ndryshe nga deri tani."