Ursula von der Leyen një "zë i fortë i Europës në botë"
16 Janar 2025Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian kërcënohet nga jashtë prej luftës agresore të Rusisë dhe nga brenda prej racistëve dhe demagogëve, Ursula von der Leyen mbron fuqishëm interesat e Europës, argumenton vendimin për të nderuar sivjet presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, me Çmimin presitgjoz ndërkombëtar Karli i Madh. Ky vlerësim duhet ta mbështesë atim që "ta drejtojë BE-në si një fuqi paqenxitëse, demokratizuese dhe partneriteti".
Impulse për "Green Deal", paraqitja kundrejt Rusisë
Drejtoria e Çmimit Karl i Madh në Aachen vlerëson si arritje të veçantë të von der Leyen-it angazhimin e saj për kufizimin e pandemisë Corona, qëndrimin e vendosur dhe të prerë kundër Rusisë dhe impulset për "Green Deal", me të cilin BE deri në vitin 2050 synon të jetë neutrale ndaj klimës.
66 vjeçarja von der Leyen është që nga viti 2019 presidente e Komisionit Europian në Bruksel.Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor 2024, ku aleanca e qendrës së djathtë Partia Popullore Europiane (EVP) mori shumicën e votave, politikania gjermane u rizgjodh në mandatin e dytë në këtë post. Përpara se të merrte detyrën në Bruksel politikania kristiandemokrate për gjashtë vjet ka qenë ministre ndër të tjera edhe e Mbrojtjes në Gjermani.
Drejtoria e Çmimit Karli i Madh e shqetësuar për rreziqet ndaj Europës
19 anëtarët e drejtorisë në Aachen në tekstin e formuluar për akordimin e çmimit von der Leyenit tërheqin njëkohësisht vëmendjen se: "Modeli europian i jetesës në liri, paqe, demokraci dhe mirëqenie është i rrezikuar". Rendi botëror është në ndryshim, dhe Europa duhet të veprojë. Ursula von der Leyen është personaliteti, që e ka këtë detyrë strategjike për Bashkimin Europian dhe që "ajo e përballon këtë." Ajo ka një kontribut të veçantë, që BE krizave epokale po "u bën ballë me vendosmëri e sukses". Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor ajo ia doli, që të bashkojë pjesë të qendrës politike dhe të krijojë një shumicë të qartë paneuropiane, thuhet më tej.
Presidentja e Komisionit të BE-së u shpreh e "prekur thellë" për këtë vlerësim. Ajo falenderoi në emër të "të gjithëve, që besojnë tek Europa", deklaroi von der Leyen në platformën X.
se/jj (dpa, kna, epd, afp)